Klevis Balliu: Ka ikur 35% e popullit, dramë e madhe kombëtare

28 Mars 2023 | 22:26

Klevis Balliu tha se është absurditet që Mbretëria e Bashkuar t’i kërkojë kryeministrit shqiptar ta ndihmojë me emigracionin pasi sipas tij ai ëhstë vetë shkaktari i emigracionit.

Shefi i organizimit të Partisë Demokratike i ftuar në emisionin “Now” e quajti dramë të madhe largimin e 35% të popullsisë shqiptare dhe ka bërë përgjegjës të kësaj kryeministrin Rama.

“Problemet e emigracionit për Mbretërinë e Bashkuar vijnë si rrjedhojë e shpopullimit të Shqipërisë në mas. Në këto 8 vite kemi 900 mijë të larguar dhe si Anglia janë prekur dhe vende të tjera të europës. Shpopullimi nuk është një pasojë, është një plan, është një projekt i mirëmenduar dhe ka arsye dhe fakte konkrete të cilat e provojnë këtë.

T’i kërkojë mbretëria e Bashkuar Edi Ramës sot ta ndihmojë me emigracionin, kur ai është prodhuesi i gjithë këtij emigracioni, është si t’i kërkosh Pablo Escobarit të luftojë drogën. Është absurditet! Duan të largojnë emigracionin, le të largojnë Edi Ramën.

35% e popullit nuk ëhstë rastësi. Kur largohet 35% e popullit është një dramë e madhe e kombëtare. 12 mijë vetëm me gomone, është një katastrofë për një vend të vogël si ne. Me 35% të shqiptarëve, faktikisht ti po largon faktorin shqiptar nga rajoni”,-tha për Euronews Albania, Klevis Balliu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Syzet e Macron bëhen kryefjalë në takimin me Sulltanin e Omanit (VIDEO)

Presidenti francez Emmanuel Macron priti këtë të hënë në Pallatin Elysee Sulltanin e Omanit, Haitham bin Tariq Al Said, në vizitën e parë zyrtare të...
18:41 | 29/06/2026

Martohet “Vajza më e bukur në botë”, kurorëzon në Paris dashurinë me biznesmenin (FOTO)

Thylane Blondeau, francezja 25-vjeçare, e cila dikur përshkruhej si “vajza më e bukur në botë”, u martua me të fejuarin e saj në Paris. Për...
18:20 | 29/06/2026

Momenti kur arrestohen dy të dyshuarit për masakrën me 6 të vrarë në Gjermani (VIDEO)

Dy të dyshuarit për vrasjen e gjashtë personave në Stade, në Gjermaninë veriore, janë neutralizuar dhe arrestuar nga policia, ndërsa momenti i ndërhyrjes është kapur...
18:05 | 29/06/2026