Kthimi i emigrantëve, ambasadori britanik: Kush do të bëjë burg në Shqipëri
Ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë, Alastair King-Smith tregoi në një intervistë për emisionin Now në Euronews Albania se gjatë vizitës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në Londër u ra dakord për transferimin e një kategorie të të burgosurve shqiptarë nga burgjet britanike në ato shqiptare.
Sipas tij, kjo vlen edhe për ata të cilët presin lirimin me kusht, që t’u jepet mundësia të kthehen në Shqipëri.
“Të dy kryeministrat ranë dakord që të sigurohen kushtet e duhura të burgjeve. Të dy kryeministrat ranë parimisht dakord për të kryer transferimin sa më të shpejtë të mundshëm të atyre që janë klasifikuar sipas ligjit për të lëvizur nga burgjet britanike në ato shqiptare. Sigurisht, kjo do jetë më mirë edhe për ta për të qenë sa më afër familjeve të tyre. Gjithashtu kjo vlen edhe për ata të cilët presin lirimin me kusht, t’u jepet mundësia të kthehen në Shqipëri. Këtu flasim vetëm për shtetas shqiptarë dhe sipas parametrave të përgjithshëm të marrëveshjes nuk kemi identifikuar asnjë shtetësi tjetër përveç asaj shqiptare për momentin”, tha ambasadori britanik.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shqiptarët, turistë në Londër, shtohen kërkesat për të vizituar kryeqytetin britanik
- Manja takohet me homologun britanik, zbardhen çështjet e diskutuara
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë