Video nga kamerat e trupit të policisë| Aksioni pas sulmit në shkollën në Nashville
Policia ka publikuar pamjet nga kamerat e trupit të aksionit që u zhvillua në një shkollë në Nashville, Tennessee pas sulmit terrorist nga një 28-vjeçare transgjinore.
Ish-nxënësja e shkollës së krishterë vrau 6 persona, përfshirë tre fëmijë nëntë vjeç.
Ajo kishte në posedim 7 armë që ishin blerë në mënyrë të ligjshme në 5 dyqane të ndryshme në qytet. Prindërit e të resë, në shtëpinë e të cilëve ishin fshehur armët, thanë se nuk ishin në dijeni që 28-vjeçarja kishte armë dhe se do t’i largonin menjëherë nëse do të ishin në dijeni, raporton BBC.
Ata treguan gjithashtu se vajza transgjinore kishte probleme me shëndetin mendor dhe po kurohej.
Tenesi nuk ka ligje që lejojnë policinë të sekuestrojë armë nga të dyshuarit e dhunshëm.
Një zëdhënës i policisë tha se sulmuesja nuk kishte në shënjestër asnjë person në veçanti, por kishte në shënjestër “këtë shkollë, këtë ndërtesë kishe”.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person