Berisha: Do të krijojmë kushtet e kalkulueshme për të qëndruar në Shqipëri
Ish kryeministri Sali Berisha mori pjesë këtë të mërkurë në koferencën me temë “Shpopullimi ose zhbërja e Shqipërisë”, ku foli në lidhje me largimin e qytetarëve shqiptarë nga vendi.
Berisha theksoi në fjalën e tij se PD do të bëjë të gjithë kalkulimet e kushteve të nevojshme për të qëndruar qytetarët në Shqipëri.
Ai shtoi se Shqipëria ka të gjitha kushtet e nevojshme që të ketë një demografi të qëndrueshme.
“Duhet të mendojmë se cili është raporti ynë me këtë vend, me këtë komb.
Të zgjohemi se kemi një problem serioz. Asnjë njeri i qytetëruar nuk mund të rrijë i heshtur, indiferent para këtij agresioni. Jo ushtarak, por të gjithanshëm.
Para këtij vendi që po shndërrohet në laboratorin eksperimental të doktrinës famëzezë të Sorosit.
Këtu po aplikohet doktrina e shkatërrimit të familjes, të cilës ne më shumë se çdo gjë i detyrojmë ekzistencën si komb.
Lindshmëria ka rënë në mënyrë dramatike.
Çdo shqiptar duhet të kujtojë një thënie të Faik Konicës se vetëm 37 shqiptarë e duan Shqipërinë.
Ai ishte në fatalitet, por shqiptar më të zgjuar nuk mbajnë kohërat. Ne bëjmë mirë, jo të mendojmë se vetëm 37 shqiptarë e duan Shqipërinë, por ai është një apel që ne të mos pranojmë këtë realitet.
Është një mision sot kundërshtimi i këtij realiteti.
Shqipëria ka absolutisht gjithçka, çdo potencial dhe mundësi për të qenë një nga vendet me demografinë më të shëndetshme në rajon dhe Europë.
PD do qëndrojë fuqishëm së pari në krijimin e kushteve të kalkulueshme për të qëndruar në Shqipëri.
Së dyti me politika specifike demografike që janë jetike dhe të domosdoshme për të përballuar këtë shpopullim të frikshëm”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta