Ekonomia ruse pranë kolapsit, “WSJ”: Putin i bëri hesapet gabim, hendeku 34 mld $

29 Mars 2023 | 16:09

Ndërsa lufta ka hyrë në vitin e dytë të saj dhe sanksionet perëndimore po rëndojnë më shumë, të ardhurat e qeverisë ruse janë tkurrur dhe ekonomia e vendit është zhvendosur në një trajketore rënieje, që ka gjasa të jetë afatgjatë.

Kështu thuhet në një artikull të “Wall Street Journal”, sipas të cilit ekonomia ruse është në prag të kolapsit.

Pjesa dërrmuese e përkeqësimit të situatës vjen nga basti i gabuar i presidentit Putin vitin e kaluar, kur ishte i bindur se do të mund të përdorte furnizimet energjetike ruse për të kufizuar mbështetjen e Evropës perëndimore ndaj Ukrainës.

Për pasojë, të ardhurat energjetike të qeverisë janë thuajse përgjysmuar në dy muajt e parë të këtij viti, ndërkohë që deficiti i bilancit është thelluar.

Hendeku fiskal ka prekur 34 miliardë dollarët në këto dy muaj, i barasvlefshëm me 1 të pestën e prodhimit ekonomik total të vendit.

Kjo, vijon “Wall Street Journal”, po detyron Moskën t’i drejtohet gjithnjë e më shumë fondit të saj sovran, një ndër kamerdaret kryesore kundër krizave.

Ndërkohë, Rubla ka rënë me mbi 20 për qind nga nëntori krahasuar me dollarin dhe forca e punës ka rënë pasi të rinjtë po dërgohen në frontin e luftës, ose po largohen nga vendi nga frika se mos rekrutohen.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në...
13:27 | 26/07/2026

Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore

Tensionet vijojnë të mbeten të larta në kufirin lindor të NATO-s, pasi Rumania njoftoi se një avion luftarak F-16 ka rrëzuar një tjetër dron që...
10:56 | 26/07/2026

Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë

Të paktën 34 persona, mes tyre shumë fëmijë, kanë mbetur të plagosur të shtunën në një aksident të rëndë në autostradën A9 në Turingi, në...
09:03 | 26/07/2026