“Ik në Malësi, nga ke ardhur”- zbulohet shkaku i sherrit me dy të vdekur në Kavajë
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Kavajës, ku mbetën të vrarë dy persona.
Gazetarja e Euronews Kloida Gjuzi, pohon se konflikti mes dy viktimave nisi disa ditë më parë për arsye banale.
Sipas gazetares shkak për sherrin është bërë ofendimi që Edmond Gosa i bëri Sali Rexhës për origjënën duke i thënë se nuk meritonte të jetonte në zonë dhe të kthehej në Kukës andej nga kishte ardhur.
Pasi kanë ecur për disa hapa në zonën e kryqëzimit të valutave, Gosa ka qëlluar me thikë Rexhën dhe ky i fundit është kundërpërgjigjur me armë duke mbetur të dy të vdekur.
“Pak metra më lart ju mund të shihni dhe banesën e Sali Rexhës, i cili është me origjinë nga Kukësi, por që prej vitesh banonte në këtë zonë.
Kjo ka qenë dhe arsyeja e konfliktit, pasi sipas burimeve ka qenë pikërisht Armand Gosa ai që e ka fyer Sali Rexhën duke i thënë se nuk meritonte të jetonte në këtë zonë, pasi ishte malësor dhe duhej të kthehej andej nga kishte ardhur. Kjo ka bërë që të ndizej konflikti dhe të dy personat sulmuan njëri tjetrin duke mbetur të dy të vdekur.
Por ende policia nuk ka dal me një arsyetim zyrtar në lidhje shkaqet që çuan në këtë gjendje të rëndë”, tha gazetarja.
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)