“Nuk jemi shpirtkazmë”, mjeku: Figura jonë keqpërdoret, e kemi mendjen te pacienti
Mjeku kardiolog Petrit Vargu tha për Euronews Albania se mjekët e kanë gjithmonë mendjen te pacientët e tyre madje edhe kur janë në shtëpi në orarin e pushimit.
Ai tha se shpesh herë figura e mjekut keqpërdoret dhe e cilësojnë atë si shpirt kazmë, por kjo nuk është e vërtetë, pasi sipas tij të gjithë mjekët mendojnë vazhdimisht për pacientët e tyre.
“Ti edhe kur je ditë feste edhe kur e ke mbaruar orarin, shtëpia jote qesh, ti je duke ngrënë bukë dhe kujton atë që ke lënë. Mendon mos kam bërë ndonjë gjë, si është situata a do e gjej nesër. Do i përballoj kësaj që bëra? Janë një sërë gjërash që ti i ke brenda dhe nuk të lënë rehat.
Mund të bësh një kontravizitë, shkon në spital për të parë atë pacient, bën sikur viziton tre katër pacientë por mendjen e ke te njëri. Është meraku që të bren. Këtë e kanë të gjithë kolegët, nuk është ashtu si mendoni se ne jemi shpirt kazmë dhe e mbyllim aty e pastaj luajmë golf dhe tenis. Jo, e kemi mendjen te pacienti. Kush do të rrisë nivelin ekonomik, shkon punon në privat, por mendja është gjithmonë te ai që ke bërë paradite në spital.
Mjekët sot keqpërdoren, si nga politika, që mbushin listat me mjekë jo me prokurorë dhe gjykatës, sepse e dinë se mjeku ka reputacion, se njerëzit e dinë që ata sakrifikojnë. Por nga ana tjetër vijnë edhe njerëz që e përdorin mjekun si leckë, ec e më vizito këtu. Si qenka kjo? Unë kam një radhë, kush është më rëndë ka më tepër prioritet.”,-tha mjeku Petrit Vargu.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni