Analisti: Bejko ndoshta nuk ka shanse për Tiranën, por as Këlliçi nuk fiton
Analisti Alban Daci thotë se kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, ndoshta nuk ka shanse për të fituar në zgjedhjet lokale më 14 maj, por sipas tij, ka më shumë shanse që kandidati i dalë nga Primaret, Belind Këlliçi të mos fitojë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Daci u shpreh se duhet të mbajnë përgjegjësi ata të cilët e sollën Partinë Demokratike në gjendjen që është sot.
“Nuk ka shanse të fitojë ndoshta, por ka shumë shanse që Belind Këlliçi të mos fitojë. Nuk kam asnjë lloj problemi. Ndoshta zoti Roland nuk e ka harruar të sharat dhe dajakun që idhanë para PD-së më 8 janar dhe e ka me merak atë pjesë.
Kush e çoi PD-në në këtë situatë? Pse ndodhi kjo gjë, kjo është pyetja esenciale. PD-ja nuk kishte asnjë lloj arsye që të shkatërrohej. Duhet të jemi të sinqertë. Nëse rrëzohet Rama, PS-ja nuk ka për të ekzistuar dhe nuk ka për ta tejkaluar atë krizë që po kalon PD-ja”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë