Mjeku urolog: Në Kosovë identifikohet me vonesë sëmundja, pasi ka agravuar
Mjeku urolog Arton Grajqevci tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se në Kosovë sëmundja e një pacienti identifikohet me vonesë.
Sipas tij, ka pacientë të cilët paraqiten për të marrë mjekim pasi sëmundja ka agravuar.
“Në Kosovë kam pasur disa pacientë që kanë ardhur, e kam diagnostikuar me tumor dhe i kam thënë është mëse e nevojshme që të fillojmë të bëjmë operacionin sepse sa më herët të merren masa aq më mirë është dhe për heqjen e tumorit, por varet ka pacientë që e neglizhojnë dhe nuk vijnë nga frika me idenë se nuk e di çfarë do të ndodhë,” – u shpreh Grajqevci.
Mjeku shtoi se deri më sot të gjithë pacientët janë pak a shumë njësoj dhe nuk është përballur me pacientë të cilët nuk janë bashkëpunues dhe nuk sillen ashtu siç duhet në mënyrë që t’i japin zgjidhje problemit të tyre shëndetësor me ndihmën e mjekut.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:46 “Më tregoni mua urdhrin”, Shehaj nuk lejohet nga Garda të futet në Kuvend (VIDEO)
- 10:38 Kuvendi mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Emin Riza
- 10:35 Protestuesit bllokojnë rrugën me koshat e mbeturinave, ndërhyn policia
- 10:22 Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një efektiv policie
- 10:22 Konferenca e Kryetarëve pa vendimmarrje për kërkesën e PD për reformën Territoriale, do të votohet në Parlament
- 10:04 Berisha dhe deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, vijojnë tensionet e qytetarëve me policinë