NATO zgjerohet me Finlandën, Turqia ratifikon anëtarësimin
Turqia është bërë vendi i fundit i NATO-s që ka ratifikuar anëtarësimin e Finlandës në aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA.
Ligjvënësit turq mbështetën në mënyrë unanime anëtarësimin e vendit nordik, 2 javë pasi presidenti Recep Tayyip Erdogan dha konsensusin e tij.
Nënkryetari i Parlamentit deklaroi se kërkesa e Finlandës për anëtarësim u pranua me 276 vota nga 276 deputetë që ka Parlamenti turk dhe tashmë është kthyer në ligj.
Në një mesazh në Twitter, presidenti i Finlandës falënderoi vendet anëtare të NATO-s për mbështetjen dhe tha se mezi pret që Aleancës t’i bashkohet edhe Suedia.
Edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përdori rrjetin social për t’u shprehur se lëvizja do ta bëjë familjen e NATO-s më të fortë dhe më të sigurtë.
Si kërkesa e Finlandës, ashtu edhe ajo e Suedisë ishin bllokuar nga Turqia dhe Hungaria prej muajsh. Parlamenti hungarez e bëri ratifikimin ditën e hënë.
Por sa i takon Suedisë, presidenti Erdogan ka bërë rezistencë për shkak të një seri çështjesh të kontestuara mes dy vendeve dhe akuzave se shteti nordik mbështet terroristët.
Në Helsinki, autoritetet presin që procesi i kthimit të Finlandës në vendin e 31-të të Aleancës të përfundojë javën e ardhshme.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk