Shfaqjet e fundjavës në Tiranë, premiera e dramës “Orfeu zbret në ferr”
Këtë fundjave artdashësit kanë mundësi të ndjekin disa shfaqje në Teatrin Kombëtar dhe Teatrin Eksperimental.
Fundjava është shumë afër, ndaj për të gjithë familjet artdashëse, teatrot në Tiranë, kanë një sërë shfaqet për të luajtur, për publikun.
Në skenën e Teatrin Kombëtar të “ArTubina” do të vihet në skenë premiera “Orfeu zbret ne ferr” të autorit Tennessee Williams. Një rikthim i veprës me të njëjtin titull, e cila do të luhet nga aktorët, Dritan Boriçi, Flaura Kureta, Era Çaushi, Adelina Muça, Igli Zarka, Olta Daku, Ema Andrea, Neritan Liçaj, Genti Deçka, Besmir Bitraku dhe Lulzim Zeqja. Vepra do të vihet në skenë mbrëmjet e datave 30 dhe 31 mars, si dhe më 1 dhe 2 prill.
Ndërkohë në një tjetër skenë, në atë të Teatrit Eksperimental, “Kujtim Spahivoli” te “ArTurbina” në Tiranë. Dramaturgu Kosovar Jeton Neziaj, do të luajë tre vepra teatore. “Burrnesha” do të vihet në skenë më 31 Mars. Vepra flet për karakteristikat e traditës së adaptimit të tipareve burrërore nga vajzat shqiptare të Malësisë gjatë shekujve të kaluar. “Pesë stinët e armikut të popullit” do të luhet mbrëmjen e 1 Prillit, ndërsa më 2 Prill vjen shfaqa “Kthimi i Karl Majit”.
Fundjava ofron mundësi dhe për artdashësit e vegjël. Në ambientet e Liceut artistik “Jordan Misja” fëmijët do të kenë mundësi të ndjekin aventurat e pafundme të “Maçokut me çizme”, në datat 1 Prill ditën e shtunë, Ora 10:30, 11:30 dhe më 2 prill, e dielë, Ora 10:30, 11:30.
Një fundjavë për këto që dëshiron të përjetojë disa momente ndryshe, midis artit dhe historisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit