Me “Arrest në shtëpi”, i forti arrestohet në Kapshticë duke hyrë në Shqipëri
Policia Kufitare e Kapshticës arrestoi një person, të cilit Gjykata e Krujës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.
31-vjeçari banues në Shënvlash të Durrsit u arrestua teksa po hynte në republikën e Shqipërisë.
I riu po hetohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë plagosjen e rëndë.
Ende nuk dihet se si 31-vjeçari kishte mundur të dilte nga Republika e Shqipërisë.
“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë ndaluan shtetasin V. B., 31 vjeç, banues në Shënvlash, Durrës, pasi u konstatua në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë plagosjen e rëndë. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga Komisariati i Policisë Durrës”, thueht në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit