Perimet e shpërndara në rrugë, pamje nga aksidenti në Pogradec. Dy të plagosur rëndë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë pasditen e kësaj të shtune. Në aksident janë përfshirë 3 automjete dhe një furgon me fruta perime. Si pasojë e përplasjes janë plagosur 6 persona, 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Aksidenti ka ndodhur, rreth orës 14:30, në afërsi të fshatit Pojskë, ku janë përplasur konkretisht automjeti furgon tip “Benz”, me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin A. Y. dhe automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin M. P.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprime proceduriale për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, pasojat e aksidentit janë tepër të rënda.
Shkaqet e aksidentit dyshohet të jenë një parakalim i gabuar i njërit prej mjeteve, si edhe shpejtësia e lartë, ku për shkak të reshjeve ka sjellë edhe humbjen e kontrollit të foristradës.
LEXO GJITHASHTU:
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës