“88 apartamente një person”, Goci: Në Tiranë po ndërtohet pa plan
Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk është e shpjegueshme që një njeri i vetëm të ketë në pronësi 88 apartamente në Tiranë pa plan urbanistik.
Sipas tij është urgjente që ndërtimet në Tiranë të ndalen në mënyrë që mos të rritet edhe më tepër dendësia e popullsisë pa pasur një plan të qartë urbanistik.
“Ne bëjmë vetëm leje pallatesh, të cilat nuk janë as zona shërbimi, as asgjë, por janë thjesht ndërtesa të cilat janë private dhe na del që vetëm një person, ishte një tip që kishte 88 apartamente. Një person me 88 apartamente, një përqëndrim vertikal apartamentesh që mbushen me njerëz apo jo e shtojnë dendësinë dhe nuk ka asnjë lloj shërbimi tjetër që ta bëjë atë jetë komplete,” – u shpreh Goci.
Pedagogu deklaroi se në këto kushte është gati e pamundur që kryeqyteti të gjejë qetësi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Elon Musk ka frikë”, eksperti i IT: Ja përse nuk përballet dot me Zuckerberg
Si do të shpëtojë Maqedonia e Veriut nga kriza? Gazetari zbulon skenarët
Unioni i Transportit tha se do reduktonte urbanët/ Kontrollori: Ja si është situata
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë