Deputeti i PD mbështet kreun e komunistëve në kandidimin për bashkinë Tiranë
Mund të tingëllojë e habitshme, por është e vërtetë. Deputeti i PD, Flamur Noka ka mbështetur me firmë kandidaturën e Marko Dajtit për kryetar të bashkisë Tiranë.
Me pozicion si sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Rithemeluar që drejtohet nga Sali Berisha, Noka ka firmosur një dokument ku vetëdeklarohet si deputet i Partisë Fronti i Majtë që kandidon për bashkinë Tiranë, Marko Dajtin. Ky i fundit më herët ka qenë edhe sekretar i Partisë së Punës së Shqipërisë së Riorganizuar.
Dokumenti i firmosur nga Flamur Noka është i nevojshëm për kandidimin e Marko Dajtit për shkak se partia e tij Fronti i Majtë nuk është parti parlamentare dhe duhet të mbështet nga një deputet që ka mandat parlamentar për më shumë se 6 muaj.
Dajti ende nuk është regjistruar zyrtarisht si kandidat, pasi në shqyrtimin e fundit Komisioneri i Zgjedhjeve Celibashi e ktheu kërkesën për mos plotësim të kuotës gjinore.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump