Leta, ‘zemra’ e autobusëve të Tiranës: Kam ëndërruar një jetë të punoj faturino
Zonja Leta, mbi të 60-at, është një faturino në linjat e transportit urban në kryeqytet. Në një intervistë të dhënë për emisionin real People, rrëfen se që e vogël i ka pëlqyer kjo punë, dhe se e ruan të mire komunikimin me pasagjerët, duke thënë gjithë kohën “shpirti dhe zemra”.
“Fillova fatorino se më vdiq burri. E kisha shumë qejf të punoja faturino. Më pëlqen kjo punë se merresh me shumë njerëz. Në lokal merresh vetëm me klientët e lokalit, kurse këtu hyjnë shumë njerëz, hyjnë, fëmijë, të moshuar, të rinj dhe të reja që më respektojnë pa masë. Ka dhe njerëz pa edukatë, por shumica janë me edukatë.
Njerëzit janë shumë të mirë të respektojnë.
Ka raste që vijnë pa biletë. Por unë s’kam çfarë të bëj se kam me normë. Duhet të bëjë 600 bileta në ditë”, tha ajo.
LEXO GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania