Tirana me çmimet e apartamenteve më të shtrenjta pas Parisit dhe Beogradit

Tirana me çmimet e apartamenteve më të shtrenjta
1 Prill 2023 | 19:58

Temë e emisionit “Money” në Euronews Albania këtë të shtunë, ishin ndërtimet në Tianë dhe rritja e çmimeve për të blerë një apartament.

Tirana ka çmimet më të shtrenjta pas Beogradit e Parisit, qytete këto ku për përballimin e blerjes së një apartamenti  nevojiten disa muaj më  shumë punë.  Ndërkohë, që në qytete si Brukseli apo Dubai, me llogaritë e sotme duhen 4 deri në 7 vite punë. (GRAFIK)  Kreditë e buta që japin bashkitë, shihen si mundësi  të mira, por ato prekin një numër shumë të ulët familjesh.

Ndërtuesi Hajredin Fratari deklaroi: “I bëj thirrje bankave të jenë më të hapura. Të japin kredinë në masën 100%, dhe jo 80%, sepse cmimi i tullës ngrihet dhe bankat janë të sigurta në këtë aspekt. Shqiptari ngelet pa bukë, por këstin e bankës e paguan, sepse do që të ketë shtëpinë e vetë, ndërsa në Gjermani e Danimarkë 26 % e njërëzve ka banesën e vet”.

Ndërkohë që ekonomisti Pano Soko tha se një familje pagë mesatare 53 mijë lekë nuk mund blejë apartamente me çmim deri në 2 mijë metra katrorë.

“Një vend me pagë mesatare neto 53 mijë lekë, nuk përballon dot një cmim deri në 2000 euro m2 dhe nëse ti heq paranë e pistë nga ekuacioni, do të përshatet me këtë realitet të ri dhe tregu shkon tek paga 500 euro, dhe tregu shkon në ekuilibrin e vet natyror”, tha Soko.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026