Zhdukja e Martinaj, gazetari: Ka ardhur një telefonatë me zërin e tij, po hetohet
Gazetari Ferdinand Dervishi zbuloi në studion e emisionit Review në Euronews Albania një zhvillim të ri nga dosja mbi zhdukjen e Ervis Martinaj.
Dervishi tha se së fundmi është përgjuar një telefonatë nga jashtë e një personi me familjarët e Martinaj, ku zëri del shumë i ngjashëm me zërin e tij.
Por, Dervishaj la të hapur dhe mundësinë që kjo telefonatë të jetë organizuar nga kundërshtarët që e kanë zhdukur me qëllim që të shtojnë misterin mbi këtë çështje.
“Këto kohë ka pasur edhe një zhvillim që e ngatërron edhe më shumë historinë.
Është përgjuar një telefonatë nga jashtë në konakt me familjarët e Ervis Martinaj dhe aty është vërejtur se zëri është shumë i ngjashëm me zërin e tij. Janë marrë përgjimet, është bërë një krahësim me ane te pajisjeve qe disponon drejtesia jone, por nuk janë bindur dhe e kanë derguar jashtë vendit per ekspertizë me te specializuar. Por nuk e di a ka ardhur përgjigjja me rezultatin e ekspertizes apo jo. Nje pikepyetje shumë e madhe është ngritur, a është vërtetë që Ervis Martinaj po bisedon me familjarët? Nuk është çudi që ky zëri i ngjashëm të jetë i organizuar nga ata që e kanë zhdukur, për të shtuar edhe më shumë misterin”, tha Dervishi.
LEXO GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta