294 mln euro më pak në buxhet, papunësia dhe shtyrja e tatim-fitimit goditën arkën e shtetit
Situata e krijuar nga pandemia vijon të krijojë efekte negative mbi arkën e shtetit. Në periudhën janar-tetor nuk janë mbledhur 294 milionë euro më pak, kjo për shkak të shkak të humbjeve nga Tatimi mbi Fitimi dhe tatimi mbi pagën, si pasojë e rritjes së papunësisë.
10 muajt e parë të vitit, të ardhurat në buxhet shënuan rënie, ndërsa gjatë verës dhe vjeshtës, janë shfaqur shenja përmirësimi, periudhë kjo që përkon edhe me lehtësimin gradual të masave anti-covid.
Referuar treguesve fiskale të Ministrisë së Financave, deri në fund të tetorit, janë arkëtuar në total 347.2 miliardë lekë. Shifër kjo e cila rezulton me 36.2 miliardë lekë apo 292 milionë euro më pak se 10-mujori 2019. Peshën më të madhe të humbjeve e mbajnë të ardhurat tatimore, me rreth 35 miliardë lekë më pak krahasuar me vitin e kaluar.
Ndërkaq, nga Tatimi mi Vlerën e Shtuar janë mbledhur 105,6 miliardë lekë, me një rënie të konsiderueshme në 7.8 miliardë lekë, çka tregon dobësi në konsum përgjatë kësaj periudhe, por edhe në tregti.
Po ashtu, Tatimi mbi fitimin, sërish rezulton me rënie të ndjeshme me afro 7.2 miliardë lekë, ku janë mbledhur në total 22.5 miliardë lekë, për shkak të shtyrjes së detyrimeve të bizneseve.
Nga tatimi mbi të ardhurat personale janë mbledhur 28.4 miliardë lekë, dhe duket se është zëri me më shumë humbje, prej afro 12.1 miliardë lekësh, për shkak të rritjes së papunësisë dhe rënies së të ardhurave të qytetarëve përgjatë kësaj periudhe.
Tatimet dhe Doganat kanë arkëtuar në total 304.6 miliardë lekë për periudhën Janar-Tetor, rreth 32 miliardë lekë më pak se kundrejt një viti më parë.
Nga ana tjetër, shpenzimet totale janë rritur me 22.6 miliardë lekë, për shkak të paketave sociale anticovid. Deficiti buxhetor në 10 mujor ka arritur në 65.5 miliardë lekë, nga 6.6 miliardë që ishte në 10-mujorin 2019.
Të ardhurat nga TVSH
Janar-Tetor 2019 113.4 miliardë lekë
Janar-Tetor 2020 105.6 miliardë lekë
Të ardhurat nga Tatimi mbi fitimin
Janar-Tetor 2019 29.7 miliardë lekë
Janar-Tetor 2020 22.5 miliardë lekë
Tatimi mbi të ardhurat personale
Janar-Tetor 2019 40.5 miliardë lekë
Janar-Tetor 2020 28.4 miliardë lekë
Shpenzimet totale
Janar-Tetor 2019 413 miliardë lekë
Janar-Tetor 2020 390 miliardë lekë
Lexoni gjithashtu:
Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat