Dëshmia e rumunit me 118 kg kanabis në Kapshticë: Jam me pushime

3 Prill 2023 | 07:25

Një çift shtetasish rumun kanë tentuar të kalojnë në anën tjetër të kufirit nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës me një rulot brenda të cilit kishte 118 kilogramë kanabis.

Burri ka deklaruar se është biznesmen dhe ndodhej në Shqipëri për pushime.

Lënda narkotike ju gjet në pjesën e bagazhit, poshtë tapicerisë së makinës. Në total ka pasur pako të mbështjella, të ndara në 1 kg, 1.5 kg, dhe 1 pako me 12 kg.

Pakot kanë qenë të vendosura të gjitha së bashku, ku në total ishin rreth 75 pako.

Mbrëmjen e së dielës janë marrë në pyetje G.C., 54 vjeç, banues në Ghimpajti dhe D. B., 36 vjeçe, banuese në Bukuresht, Rumani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është konstatuar pasditen e kësaj të shtune në malin e Çipinit. Flakët raportohen se kanë rënë në një lartësi të konsiderueshme,...
19:04 | 25/07/2026

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026

Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)

Euronews Albania ka siguruar pamjet me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili e kishte marrë peng pas vrasjes...
14:35 | 25/07/2026