Çifti i besimtarëve rrëfen eksperiencën unike, së bashku për Haxh në Mekë
Teologu Neki Kaloshi dhe pedagogia Malvina Tafçiu treguar për “Good morning Albanians” në Euronews Albania eksperiencën unike të udhëtimit së bashku për Haxh në Mekë.
Çifti i bashkëshortëve myslimanë thanë se udhëtimin e kanë realizuar në gusht të vitit të kaluar.
“Normal që rituali i Haxhit me bashkëshorten na lidh shpirtërisht me udhëtarin e parë drejt atij vendi dhe udhëtari i parë që e ka bërë udhëtimin drejt atij vendi ka qenë babai i të gjithë profetëve, Ibrahimi ose Ahbrahami,” – tregoi Kaloshi.
Ai tha se ky udhëtim i ka bërë të kuptojnë më shumë peshën që ka lutja, ndërsa vlera emocionale e tij është e pakrahasueshme.
“Çdo besimtar e ka ëndërr dhe dëshirë, por jo të gjithë e kanë mundësinë ekonomike për të ç’është e vërteta sidomos me këto tarifa të kohëve të fundit dhe mbetet një ëndërr në sirtar. Unë si çdo besimtar e kam pasur ëndërr, një lutje që ja kam dërguar Zotit në çdo namaz timin, sidomos në muajin e Ramazanit,” – u shpreh Tafçiu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun
- 21:59 Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit