Shkarkohet trajneri Potter, drejtuesit e Chelsea të pakënaqur me trajnerin
Rrugëtimi i Graham Potter në krye të skuadrës së Chelsea është mbyllur pas 7 muajsh. Trajneri 47-vjeçar është shkarkuar nga drejtuesit e klubit për shkak të performancës negative, ndërkohë përballja ndaj Aston Villës ishte shanci i tij i fundit.
Blutë e Londrës u mposhtën në shtëpi me rezultatin 0-2, duke bërë që pronari Ted Boehly së bashku me anëtarët e tjerë të bordit drejtues të vendosnin për fatin e tij.
Graham Potter u emërua si trajner i Chelsea në 8 shtator, ku zëvendësoi Thomas Tuchel, ndërkohë firmosi një kontratë 5-vjeçare.
Në një njoftim në faqen zyrtare, Chelsea falenderon 47-vjeçarin për kontributin e dhënë.
“Chelsea FC ka njoftuar se Graham Potter është larguar nga klubi. Gjatë periudhës së drejtimit të klubit, Graham na ka çuar në çerekfinalen e Champions League, ku do të përballemi me Real Madridin. Chelsea dëshiron të falënderojë atë për të gjitha përpjekjet dhe kontributin e tij”.
Trajneri argjentinas Mauricio Pocchetino shihet si zëvendësuesi i tij në pjesën e mbetur të sezonit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje