‘Kërkoi automjete të blinduar e njerëz me armë”, Rama tregon ndodhinë e zyrtarit
Është mbajtur pasditen e sotme Konventa Ndërkombëtare e Turizmit, për herë të parë në Ballkan.
Në Konventë ka pjesëmarrës nga 38 vende të botës, që do të jenë pjesë e një platforme diskutimi 3-ditore si një promovim për Shqipërinë.
Ndërkohë kreu i qeverisë Edi Rama në fjalën e tij ka treguar dhe ndodhinë e një zyrtari të lartë që kishte zbritur në aeroportin e Rinasit por nuk futej dot në Tiranë.
Sipas asaj që tha kryeministri, ai kishte kërkuar makina të blinduara dhe njerëz të armatosur pasi nuk ndihej i sigurt në vendin tonë.
Pasi Rama i ka thënë që të kthehet pasi nuk i mundëson dot atë që kërkon, zyrtari është futur në kryeqytet e madje kishte takuar dhe numrin një të qeverisë. Këtij të fundit zyrtari i kishte kërkuar falje pasi Shqipëria i është dukur ndryshe nga ajo që është përfolur.
“Isha në makinë dhe marrë një mesazh nga drejtuesi i sallës së pritjes për vipat në aeroportin e Tiranës, mendova nëse ishte bombë apo zjarr. Pse duhet të më fliste mua? E marr në telefon dhe më thotë që askush nuk ma zgjidh problemin. Më thotë që kemi një person të rëndësishëm që nuk do të hyjë në Tiranë dhe pse ka ardhur me një deligacion me dhjetëra njerëz. Pse i them? Sepse nuk ndihet i sigurt dhe kërkon automjete të blinduara dhe roje të armatosur me pushkë. I thashë Garda do të jetë aty. Po po këtu janë por nuk i merr për seriozisht. I thashë thuaj mund të kthehet se nuk ofrojmë një shërbim kaq special dhe e fika telefonin Pas disa minutash më shkruan dhe më thanë se ka hyrë në Tiranë. Ditën e nesërme erdhi në zyrën time dhe më tha që më detyrohet një ndjesë. I thashë pse? Më tha jam një qytetar i botës, dhe kurrë nuk jam gjendur në një hendek kaq të madh, mes asaj që ishte Shqipëria dhe asaj që është në të vërtetë “- tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit