Atentati në Shkozet, ‘zbërthehet’ Aldi Mustafa. Tregon emrat e kundërshtarëve
Një ditë pasi “iu hodh në erë” automjeti në Shkozet të Durrësit, Aldi Mustafa është treguar bashkëpunues me hetuesit.
Këtyre të fundit iu desh që ta merrnin dy herë në pyetje mikun e Aleksandër Lahos, të njohur si “Rrumi” i Shijakut.
Në dëshminë e parë pas shpërthimit, 37-vjeçari, një kontigjent i botës së krimit, ka thënë se nuk ka konflikte të hapura me askënd, ndërsa në dëshminë e dytë ka treguar emrat e personave tek të cilët dyshon.
Disa nga këta persona janë shoqëruar në polici, por pas marrjes në pyetje janë lënë të lirë, pasi ende nuk janë gjetur prova, që të mund të vërtetojnë lidhjen e tyre me vendosjen e lëndës eksplozive.
Ndërsa ende nuk kanë rënë në gjurmët e autorit/ëve, një grup pune nga blutë e Durrësit po punon me kamerat e sigurisë të marra nga objektet pranë vendit ku ndodhi shpërthimi.
Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme dhe gjatë natës janë pyetur 8 persona në cilësinë e dëshmitarëve okularë, që mund të ndihmojnë për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje.
Nga hetimet e derimëtanishme është konkluduar se shpërthimi është realizuar me telekomandim në distancë.
Burime policore bëjnë të ditur se pista kryesore hetimore lidhet me kërcënimin, ndërsa uniformat blu janë “kthyer” në vitin e largët 2001, kur Mustafa ka kryer një plagosje në zonën e plazhit.
LEXO GJITHASHTU:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës