Nuk i dha pagën dhe e largoi nga puna, shkaku i plagosjes së 3 personave në Laprakë

4 Prill 2023 | 13:01

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmje e djeshme në Laprakë ku Altin Mërgjyshi plagosi mbrëmjen e djeshme tre anëtarë  të së njëjtën familjes brenda në një lokal.

Shkak për plagosjen dyshohet se ka qenë largimi nga puna pa motivacion i Mërgjyshit dhe detyrimet e pashlyera nga italiani.

Fillimisht konflikti ka nisur fillimisht me fjalë e më pas ka përfunduar dhe me plagosjen me thikë.

Ndërkohë njëri banorët në Laprakë tha se të plagosurit njiheshin me njëri-tjetrin e madje shkonin shumë mirë.

“Janë banorë të lagjes, jam i vjetër në Laprakë. I njoh të dyja palët. Nuk kisha dijeni për konfliktin që kanë pasur. Nuk kam qenë i pranishëm kur ndodhi ngjarja. Ata shonin shumë mirë bashkë, por nuk e di se si ka ndodhur ngjarja. Na ka ardhur shumë keq.  Pronari ishte italian”- tha ai.

Altin Mergjyshi goditi me thikë shtetasit Viktor Rrapollari, 64 vjeç, vajzën e tij Rigera Rrapollari, 40 vjeçe dhe shtetasin italian Masimo Masovile, 47 vjeç.

Ndërkohë, edhe dy personat e tjerë ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026