Spiunia ruse refuzon ekstradimin: Nuk dua të iki, kam kërkuar azil në Shqipëri

4 Prill 2023 | 16:06

Në seancën gjyqësore në ngarkim të shtetases ruse të akuzuar për spiunazh, Prokuroria e Elbasanit kërkoi për Svetlana Timofeva-n që të mos ekstradohet në Rusi.

Sot ishte parashikuar të jepej vendimi nëse do të ekstradohej ose jo, por u shty për më datë 14 prill.

Vetë Timofeva ka kërkuar azil në Shqipëri duke pretenduar se në Rusi i rrezikohet jeta.

Ndërkaq, nga shteti rus ka mbërritur një kërkesë fillimisht në Ministrinë e Drejtësisë e më pas në Prokurorinë e Elbasanit, ku kërkohet qe kjo shtetase te ekstradohet në Rusi, pavarësisht se në vendin tonë ka një hetim ndaj saj.

Ngjarja:

Dy rusët, Svetlatana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe ukrahinasi Fiodor Mihailoviç u arrestuan ne date 20 gusht kur ndodhi edhe incidenti në uzinë.

Tre personat po fotografonin ambientet e uzinës ndërsa përpiqeshin të hynin brenda saj, u pikasën nga ushtarët shqiptarë që u kërkuan që të ndalonin.

Mikhail Zorin sulmoi ushtarin duke e spërkatur me një spraj të dyshuar kimik. 3 personat u arrestuna dhe ndërkohë u sekuestrua makina me të cilën lëviznin.

Tashmë mbi ta rëndon zyrtarisht akuza e “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”. Gjykata ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike

Për të katërtën ditë radhazi, protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë kanë ritheksuar kërkesat e tyre drejtuar qeverisë. Këtë herë ishte Sidorela Vatnikaj ajo që lexoi...
20:04 | 25/06/2026

Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur se PD mbështet plotësisht protestën rinore qytetare dhe kërkesat e saj, duke vlerësuar gjithashtu letrën e nënshkruar...
19:58 | 25/06/2026

Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drej Kryeministrisë edhe këtë të mërkurë kur regjistrohet dita e 26-të e protestës. Grumbullimi i qytetarëve nisi...
19:50 | 25/06/2026