“Anglishtja në klasë të parë”, pedagogia: Është e gabuar, i ngatërron nxënësit

4 Prill 2023 | 18:42

Pedagogia Mimoza Karagjozi Kore e ftuar në Euronews Albania tha se futja e gjuhës së huaj që  në klasë të parë është e gabuar.

Sipas saj fëmijët në këtë moshë duhet me patjetër të mësojnë mirë gjuhën amtare dhe se përpjekja që të mësojnë dy gjuhë në të njëjtën kohë mund të shkaktojë ngatërresa te ta.

Gjithashtu pedagogia tha se nuk mund të mësohet mirë gjuha e huaj pa ditur më parë atë amtaren.

“Futja e anglishtes në klasë të parë është e gabuar. Fëmija është në moshën kur duhet të thithë strukturat e gjuhës amtare, është momenti kur ai mund t’i ngatërroj pasi nuk di në kë regjistër të shkojë. Kështu që gjuha amtare është mosha e parë ku hidhen themelet dhe baza e shëndoshë, është gjuha e zemrës që krijon në familje dhe në shkollë.

Mbi 10  vjeç edhe mundet, por jo aq të vegjël. Rinia jonë e kanë mësuar 16-17 vjeç dhe e dinë shumë mirë. Që në fillore mua më duket… pa mësuar mirë gjuhën amtare nuk mund të mësosh gjuhë të tjera”,-tha pedagogia Mimoza Karagjozi Kore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023