Yuri Kim thirrje për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese: Institucionet të vijojnë me urgjencë punën
Ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka bërë thirrje presidentit Ilir Meta, parlamentit dhe institucioneve të drejtësisë që të vazhdojnë punën me urgjencë për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.
Kim thekson se udhëheqësit duhet të përmbushin premtimin që u kanë shqiptarëve për drejtësi.
“Më vjen mirë të shikoj progresin drejt funksionimit të Gjykatës Kushtetuese deri në fund të këtij viti.
Kanë mbetur edhe 6 javë, Presidenca, Parlamenti dhe institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë me urgjencë.
Faleminderit Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për sigurimin e kandidatëve të kualifikuar. Udhëheqësit duhet të përmbushin premtimin që u kanë shqiptarëve për drejtësi”, shkruan ambasadorja Yuri Kim në një postim në Twitter.
Good to see progress toward functioning Const’l Ct by end of this year. 6 weeks left – Presidency, Parliament & justice institutions must continue to work with urgency. Thanks to JAC for ensuring qualified candidates. Leaders must fulfill promise to the people of ?? for justice! https://t.co/SRSBsaoaNN
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) November 19, 2020
Lexoni gjithashtu:
Administrativja rrëzon KED për kandidatin për në Gjykatën Kushtetuese
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet