Hetim brenda afateve i krimeve zgjedhore, zbardhen porositë e Çelës për 14 majin
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela nxori sot qarkoren për “Për masat administrative dhe procedurale në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore të 14 majit.
Me anë të kësaj qarkoreje, Prokurori i Përgjithshëm kërkon nga drejtuesit e prokurorive të rretheve gjyqësore të marrin masa për organizimin dhe funksionimin e gatishmërisë së përforcuar në prokuroritë që drejtojnë duke filluar me datë 14 prill 2023, që sipas ligjit fillon fushata zgjedhore deri me shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve nga KQZ-ja të organeve të qeverisjes vendore në njësitë administrative që mbulon rrethi gjyqësor i asaj prokurorie.
“Nga ana tjetër, drejtuesit e prokurorive dhe prokurorët duhet të vlerësojnë dhe trajtojnë me prioritet dhe në afate optimale, çdo referim dhe/ose kallëzim për veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve ose të çdo vepre tjetër penale që dëmton procesin zgjedhor, për kryerjen e hetimeve proaktive, dhe/ose përdorimin e mjeteve të posaçme të hetimit sipas ligjit, si dhe rritjen e intensitetit të hetimeve për këto grupvepra penale. Sipas qarkores, prokurorët në kërkesat për caktimin e masave të sigurimit personal dhe për caktimin e masave të dënimit për këto grupvepra penale, duhet të bëjnë kujdes dhe vlerësojnë ashpërsimin e kërkimeve, si për llojin e masave të sigurimit personal, ashtu dhe për llojin dhe masat e dënimit për veprat penale në fushën e zgjedhjeve që janë më të përhapura dhe me tendencë në rritje në shkallë vendi, apo në njësitë administrative në kompetencë tokësore të rrethit gjyqësor të gjykatës pranë të cilës ushtron funksionet ajo prokurori”, thuhet në qarkoren e kryeprokurorit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh