E rëndë në Brazil! 25-vjeçari vret 4 fëmijë dhe plagos disa të tjerë

5 Prill 2023 | 17:02

Të paktën katër fëmijë janë vrarë nga një burrë që mbante një sëpatë në një kopsht fëmijësh në qytetin Blumenau në Brazilin jugor, thonë zyrtarët lokalë.

Sipas BBC, katër fëmijë të tjerë u plagosën nga 25-vjeçari që hyri në çerdhe rreth orës 09:00 me orën lokale Zyrtarët e spitalit thanë se të plagosurit ishin të gjithë nën moshën tre vjeç.

Policia tha për mediat lokale se sulmuesi ishte dorëzuar dhe se ai ishte arrestuar nga policia. Zjarrfikësit thanë se në momentin e sulmit brenda ambienteve të kopshtit kishin qenë rreth 40 fëmijë.

Ata shtuan se sulmuesi kishte kapërcyer një mur për të hyrë në ndërtesë dhe me sa duket kishte shënjestruar viktimat rastësisht.

Prindërit vrapuan drejt kopshtit ndërsa lajmi për ngjarjen u përhap. Zyrtarët e qytetit kanë pezulluar mësimet në Blumenau të paktën deri nesër. Guvernatori i shtetit Santa Catarina  ku ndodhet Blumenau ka shpallur tre ditë zie.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026