Ylli Manjani: Partitë politike në Shqipëri financohen nga krimi e droga
Juristi Ylli Manjani tha për Euronews Albania se debati për rublat ruse apo për dollarët, po përdoret për qëllime politike.
Sipas tij i gjithë debati është hapur në prag të fushatës elektorale pasi sipas tij po përpiqen të shfokusojnë opinionin publik nga fakti se kush politika në Shqipëri financohet nga paratë e krimit.
“Nxjerrja e këtij debati në fushatë elektorale, bëhet me qëllim të përdorimit politik, pra për të bërë pis sa më shumë kundërshtarin. Duke shfokusuar opinionin publik për faktin se kush mori rubla e kush dollarë, shmanget e gjithë vëmendja nga financimi kriminal që ka sot politika në Shqipëri. Politika shqiptare financohet nga krimi, ky është thelbi i debatit.
Politikën tonë e financon krimi, financohet kryesisht me paratë e trafikut të drogës. Politika me paratë e pastruara nga droga vjen në pushtet dhe mban pushtetin. Me paratë e drogës politika blen diplomatë, qëndrime diplomatike, ka blerë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rasti McGonigal, është provë flagrante e kësaj që po them”,-tha Yli Manjani.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut