Monika Kryemadhi pa rivalë, gara për drejtimin e LSI-së, asnjë kandidat alternativ

19 Nëntor 2020 | 17:47

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) do t’i drejtohet kutive të votimit për të zgjedhur strukturat drejtuese për katër vitet e ardhshme. Zgjedhjet këtë herë do kenë disa risi. Vota do të hidhet në kutinë virtuale të votimit pasi i gjithë procesi do të jetë online.

Anëtarët e LSI-së do të zgjedhin delegatët e Konventës Kombëtare dhe Kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Burimet nga LSI-së bëjnë të ditur se në garë do të jetë vetëm kryetarja aktuale, Monika Kryemadhi e cila do të rifreskojë mandatin e saj edhe me një katërvjeçar tjetër. Përballe Kryemadhit nuk do të jetë asnjë kandidat tjetër çka praktikisht mund të përkthehet me rizgjedhjen e saj në krye të LSI-së.

Votimi këtë herë do të jetë i ndryshëm nga ai i para katër viteve. Në atë kohë garonte Ilir Meta përballe Përparim Spahiut dhe Shezai Rrokaj. Presidenti në atë kohë mbante detyrën e kreut të LSI dhe rimori një mandat tjetër. Por vendimi i tij për t’u bërë i pari i shtetit krijoi një vakancë në drejtimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Mandatin e Metës e mori Petrit Vasili i cili udhëhoqi LSI-në gjatë procesit zgjedhor të vitit 2017 dhe dalja e saj në opozitë u cilësua si përgjegjësi e kryetarit të sapozgjedhur. Pas numërimit të votave LSI u rendit përkrah PD-së në opozitë dhe strukturat e partisë zgjodhën Monika Kryemadhin për drejtimin e Partisë e cila vijoi të njëjtin mandat që kishte marrë bashkëshorti i saj në 7 nëntorin e vitit 2016.

Tashmë Monika Kryemadhi kërkon një mandat tjetër i cili do të forcojë pozitat e kryetares së partisë përpara fushatës elektorale për 25 prillin. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026