Nuk i kthente borxhin, 41-vjeçari i thyen xhamat e makinës. Procedohen penalisht

6 Prill 2023 | 13:58

Policia e Elbasanit ka proceduar penalisht tre shtetas për shkak të një sherri të ndodhur për një borxh të pa paguar.

Në prokurorinë e Elbasanit u referuan veprat penale për shtetasit, H. S., 24 vjeç, banues në Kuçovë, për veprën penale “Mashtrimi”; D. D., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vetëgjyqësia” dhe B. H., 41 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.

Këta shtetas janë konfliktuar për një shumë parash që 24-vjeçari ia kishte marrë borxh shtetasit D. D., por nuk ia kishte kthyer ende.

Gjatë konfliktit, shtetasi B. H. ka thyer xhamin e automjetit të 24-vjeçarit.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)

Bregdeti i jugut është goditur nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë...
07:33 | 22/07/2026

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së martës zonën e Gjirokastrës ka ndihmuar për shuarjen e disa zjarreve që rrezikonin zonat e banuara. Sipas...
07:20 | 22/07/2026

Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së martës në zonën e Kaninës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse,...
07:14 | 22/07/2026