3 skuadra italiane nën hetim| Kontrolle në selitë e Romës, Lazios dhe Salernitanës

6 Prill 2023 | 15:25

Guardia di Financa e Romës me urdhër të Porkurorisë ka vijuar kontrollet në selitë qëndrore të 3 skuadrave italiane të futbollit dhe konkretisht Lazio, Roma e Salernitana. Sipas informacioneve të cilat publikojnë mediat italiane, këto skuadra po hetohen në aspektin financiar ku janë konstatuar disa shkelje, ndërsa janë sekuestruar dokumentet e ndryshme të cilat tashmë kanë kaluar në duart e prokurorëve.

Kontrollet janë zhvilluar pasditen e së mërkurës, ndërsa nën hetim është dhe ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, aktualisht drejtor sportiv tek Lazio, Igli Tare, si dhe presidenti Klaudio Lotito. Sipas Tuttosport, ka dyshime se skuadrat në fjalë kanë përdorur fatura false për transferimin e lojtarëve. Konkretisht në rastin e Lazios dhe Salernitanës ku hetimi lidhet në periudhën 2017-2021 teksa bëhet me dije se janë shitur 7 lojtarë, dokumentacioni i të cilëve është i parregullt.

E njëjta gjë dhe me skuadrën e Romës, ku në po të njëjtën periudhë kohore po hetohen shitblerjet e 11 lojtarëve, mes tyre Pellegrini, Tumminello, Frattesi, Diabye Cristante.  Nën hetim janë edhe ish-administratorët e deleguar të verdhekuqve Umberto Gandini dhe Guido Fienga, ish-zëvendës presidenti ekzekutiv. Fokusit të hetuesve nuk i kanë shpëtuar as ish-drejtori ekzekutiv Mauro Baldissoni si dhe menaxherë të disa futbollistëve. Dënimet ndaj këtyre skuadrave pritet të jenë thuajse si ato ndaj bardhezinjve të Juventusit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026