Beqiri shigjeton Boden: Ka përgjegjësi si ish-ministër Financash, lejoi privatizimin
Avokati Idajet Beqiri deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se ish-ministri i Financave, Ridvan Bode duhet të mbajë përgjegjësi për arsye se ka lejuar privatizimin.
“Ministri i Financave nuk duhet ta lejonte kurrën e kurrës që të ndodhte një gjë e tillë. Po kush është më e rënda dhe që shqiptarët kanë të drejtë të revoltohen dhe revolta e tyre është e ligjshme? Për një vit nga këto 4 hidrocentrale turku merr kot 10 milionë euro fitim në një vit. Në vend që këto 10 milionë euro, janë fitim i pastër, pse do t’i marrë ai, për çfarë arsye do t’i marrë? Çfarë shpenzimi bëri ai dhe çfarë harxhoi ai që t’i marrë këto 10 milionë euro përveçse e bleu në mënyrë korruptive dhe shitja iu bë në mënyrë korruptive?” – u shpreh Beqiri.
Sipas tij paratë duhet të shkojnë në xhepat e shqiptarëve dhe te buxheti i tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 11:52 Rutte për Iranin: E rëndësishme që të mos marrë kurrë në dorë kapacitetet bërthamore
- 11:48 Rutte vizitë në Shtëpinë e Bardhë, kreu i NATO-s përpiqet të zbusë tensionet me presidentin Trump
- 11:42 Rubio: Çdo marrëveshje me Iranin do të sigurojë sigurinë e aleatëve të Gjirit
- 11:41 SHBA kërkon 88 miliardë dollarë pas luftës në Iran, Trump: Teherani nuk do ketë armë bërthamore, aleatët europianë na braktisën
- 11:39 Elon Musk zbret nën kufirin e 1 trilion dollarëve pas goditjes në tregjet financiare!
- 11:39 Polonia dhe Ukraina, përplasja në aleancën anti-Putin?