Denoncon PD: Policia shoqëroi dhe shantazhoi kandidatët tanë në Vaun e Dejës

Konflikti me armë në Lushnjë
7 Prill 2023 | 09:37

Partia Demokratike ka denoncuar shoqërimin dhe kontrollin e tre kandidatëve të saj për Këshillin Bashkiak nga ana e policisë.

PD bën me dije se rreth orës 19:15 tre kandidatët e PD-së për Këshillin Bashkiak të Bashkisë Vau Dejës janë përndjekur dhe shantazhuar nga patrulla e policisë pa asnjë shkak. Në njoftimin e PD-së theksohet se efektivët kanë shkelur rëndë ligjin duke shoqëruar pa asnjë shkak kandidatët:

1-Z Gjon Marku Kryesues i listes për Anëtar të Këshillit të Bashkisë Vau Dejës, ish Kryetar i Bashkisë Vau Dejës, Ish Sekretar i Këshillit të Qarkut Shkodër.

2- z. Aleks Prendi, kandidat për Këshillin Bashkiak Vau Dejës

3- z. Gjin Lazri, kandidat për Këshillin Bashkiak Vau Dejës

janë ndaluar nga një patrullë e policisë së shtetit, pa asnjë motiv, pa asnjë arsye, të cilët kanë ndaluar kandidatët e Partisë Demokratike fillimisht në qënder të fshatit Mjedë me preteksin që gjoja nuk jeni ndaluar postobllokut të Policisë gjë që nuk është aspak e vërtet dhe është trillim pasi gjatë aksit rrugor nuk ka pasur asnjë postobllok policie.

Pasi i kanë ndalur në fshatin Mjedë, dhë me pas i kanë lënë të lirë, patrulla e policisë ka ndjekur gjatë gjithë rrugës mjetin me të cilin po udhëtonin kandidatët e Partisë Demokratike, duke i ndalur sërish në qëndër të qytetit të Vau Dejësit.

Kjo patrullë, pasi është ndalur mjeti, kanë detyruar Kandidatin për Anëtar të Këshillit të  PD bashkë me automjetin e tij të largohet 1 km larg qytetit për ti bërë kontroll fizik.

Një sjellje arbitrare dhe e motivuar politikisht sipas PD që i ka bërë thirrje Ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Përgjithshem të Policisë së Shtetit që të reagojnë menjëherë ndaj këtij rasti skandaloz dhe të paprecedentë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026