Nuk gjen qetësi Franca, protestuesit djegin restorantin e preferuar të Macron
Në Francë vijojnë protestat kundër skemës së presioneve. Në Paris protestuesit i kanë vënë zjarrin një prej restoranteve të preferuara të Presidentit Emanuel Macron.
Protestat në Francë sa vijnë dhe përshkallëzohen. Teksa presidenti Emanuel Macron, ishte në një vizitë zyrtare në Kinë, lokalit të tij të preferuar I është vënë flaka. ‘La Rotonde’ është pikërisht vendi ku Macron festoi fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017.
Portestat në Francë kanë hyrë në ditën e 11, ku rreth 1 milion protestues mbushën rrugët kundër reformës së pensioneve të qeverisë së presidentit Macron.
Si pasojë 154 punonjës policie mbetën të lënduar, ndërsa 111 protestues u arrestuan pas përplasjeve të forta, kryesisht në Paris dhe Marsejë.
Me qindra protestues, shkatërruan biznese, lokale, dyqane, deri në orët e vona të natës. Ata përdorën bojë dhe gurë drejt policisë. Ndërkohë këto të fundit ju kundërvunë me gaz lotsjellës dhe plumba gome.
Rritja e kohës së daljes në pension, ndryshime që parashikojnë të nisin që nga viti 2027. Kjo gjë është kundërshtuar nga qytetarët në Francë, por qeveria ka thënë se ligji i pensioneve është i nevojshëm për të parandaluar një deficit financimi.
Protestuesit nuk kanë në plan të tërhiqen. Ata kanë paralajmëruar një grevë mbarëkombëtare më 13 Prill.
LEXONI GJITHASHTU:
- Prençi: Oligarkët rusë janë aksionerë me ata shqiptarë te pronat e ushtrisë
- Hodhi gruan shtatzënë nga shkëmbi, burri shpallet fajtor për vrasje të dyfishtë
Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës