Muka: Do bëhet referendum për anulimin e Portit të Durrësit nëse PD fiton bashkinë
Ardian Muka, kryesuesi i listës së këshilli bashkiak për koalicionin “Bashkë Fitojmë” tha në emisionin RinOn në Euronews Albania se nëse PD fiton bashkinë do bëjë referendum vendor për anulimin e portit të Durrësit.
Ai u shpreh se PD nuk është kundër investimeve që zhvillojnë qytetin, por gjithçka duhet të bëhet me transparencë.
“Ajo që unë dua të sqaroj është se PD dhe aleanca bashkë me partitë e tjera është për hapjen dhe investimet e huaja që qytetit do t’i bënte mirë. Por duhet transparencë, studim fizibiliteti dhe studim ekonomik. Aty nuk ka marinë, ajo do fillojë pas 10 viteve. Faza e parë është projekt imobilar. Ne jemi për investimet, por ajo që mund të themi se do ngulmojmë fort që ky projekt në Durrës të shkojë në referendum”, tha Muka.
LEXONI GJITHASHTU:
Për çfarë premtimesh s’e mbajti fjalën Bardh Spahia? Ulqinaku përgjigjet në RinVote
Ismail Uka: Ja përse do të fitoj zgjedhjet për bashkinë Dibër
Lavdrim Krrashi bën premtimin: Ja kur përfundon rruga e Arbrit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta