Pse ja fali taksat portit të ri Bashkia Durrës? Përgjigjet nënkryetari
Nënkryetari i Bashkisë Durrës, Gentian Kallmi u pyet në “RinOn” në Euronews Albania se përse ja fali taksat portit të ri bashkia.
“Ndër arritjet e kryebashkiakes Sako nuk u la mënjanë porti si arritje e saj. Porti është një investim i qeverisë në të cilën Durrësi është drejtpërdrejt përfitues i këtij zhvillimi. Nga ana tjetër dua t’ju theksoj faktin se shitja e apartamenteve në ajër aktualisht në dijeninë time, duke qenë se nuk është në menaxhim nga Bashkia Durrës, nuk po realizohet, por po realizohen disa marrëveshje paraprake për apartamentet brenda çdo kuadri ligjor dhe prapë në dijeninë tonë kjo çështje nuk është në Gjykatë Kushtetuese.
Unë besoj dhe jam shumë i bindur që përfitimi i qytetarëve të Bashkisë Durrës është goxha më i lartë se niveli i taksave. Në portin e ri do të hapen rreth 12 mijë vende pune, që nuk janë vetëm vendet e punës së ndërtimit. Bëhet fjalë për menaxhimin, pastrimin, hotelerinë. Për çdo shërbim hapen rreth 12 mijë vende të reja pune,” – deklaroi Kallmi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Makina përplaset me motorin në Durrës, 1 i plagosur
- Turistët tërhiqen nga trashëgimia kulturore dhe arkeologjike e Durrësit
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë