Turistët tërhiqen nga trashëgimia kulturore dhe arkeologjike e Durrësit

7 Prill 2023 | 16:40

Një nga qytetet më të lashta në pellgun e Mesdheut, i tërheq turistët edhe me trashëgiminë kulturore, sitet dhe dëshmitë e shumta arkeologjike, të cilat këtë sezon nuk do të jenë të gjitha të hapura për vizitorët.

Arsyen përse dhe për cilat bëhet fjalë i tha drejtor i Qendrës Muzeore Durrës.

“Aktualisht ne kemi të vizitueshme vetëm amfiteatrin, forumin bizantin dhe termat romake, që ndodhen pas pallatit të kulturës”, thotë Arban Ramohitaj, drejtor i Qendrës Muzeore Durrës.

Kjo duket se nuk i ka larguar turistët, të cilët ende pa nisur zyrtarisht sezoni kanë treguar interes për qytetin antik bregdetar.

“Do t’i kemi përsëri turistët. Kërkesa janë të shumta, pasi grupet turistike kanë filluar që tani të bëjnë prenotimet dhe do të kemi një vit të mbarë edhe për këtë vit”, shprehet Ramohitaj.

Ky lajm i mirë vjen një vit pas sezonit të 2022-shit, më i suksesshmi i viteve të fundit dhe duket se edhe për këtë sezon shifrat do të qëndrojnë të larta.

“Vjet ne kemi pasur një sezon shumë të mirë turistik, që ka qenë gjatë gjithë vitit, por pjesa më e madhe e vizitorëve në sitet tona ka qenë nga maji deri në shtator. Kemi pasur një numër të konsiderueshëm krahasuar me një vit më parë. Kanë qenë gati 50% më tepër se një vit më parë, se 2021-shi”, tha ai.

Referuar shifrave zyrtare, vjet hyrje-daljet në portin më të madh në vend kanë qenë 14% më të larta sesa në vitin 2021, ndërsa “boom” vizitash ka pasur në sitet arkeologjike.

Amfiteatri dhe Muzeu Arkeologjik janë vizituar nga më shumë se 28 mijë turistë, shifër kjo dyfish më e lartë sesa viti 2021.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026