Rama: Rriten pagat për policët dhe punonjësit e sigurisë në burgje (Shifrat)

8 Prill 2023 | 12:16

Kryeministri Edi Rama, lajmëroi rritjen e pagave për punonjësit e sektorit në fushën e sigurisë.

Lajmin e ka bërë  me dije në vizitën që bëri në Akademinë e Sigurisë, ku theksoi se janë 12120 punonjës të Gardës dhe 3566 të sistemit të Policisë së Burgjeve, të cilët do të përfitojnë rritje page.

Rritja e pagave për Policinë e Shtetit

-Për gradën Drejtues Madhor do të rritet me 48 mijë lekë të reja.

-Për Drejtuesin shtohet me 24 mijë lekë të reja

-Për Komisarin shtohet me 22 mijë lekë të reja

-Për Inspektorin e parë shtohet me 20 mijë lekë të reja

Për Policinë e Burgjeve

-Për gradën Drejtues Madhor rroga do t’i shkojë në 187 mijë lekë të reja

-Për Drejtuesin rroga shkon në 137 mijë lekë të reja

-Për Komisarin rroga shkon 112 mijë lekë të reja

-Për Inspektorin e parë rroga shkon në 97 mijë lekë

Për punonjësit e Shërbimit Zjarrfikës

-Drejtuesi Zjarrfikës 125 mijë lekë

-Inspektori Zjarrfikës rroga i shkon në 90 mijë lekë

-Zjarrfikësit rroga i shkon në 80 mijë

-Asistent Zjarrfikës shkon në 75 mije lekë

“Në finale besoj që do kemi paga dinjitoze, komplet të krahasueshme me rajonin. Jam i bindur që do të motivoheni më shumë, do keni shumë më tepër mundësi për të kontribuar në shtëpitë tuaja dhe për të lehtësuar ekonominë e shtëpive tuaja dhe sigurisht që kjo rritje historike nuk është, uroj dhe besoj, e fundit. Në vijim, me rritjen e mundësive gjithmonë, se nuk ka kryeministër në botë, edhe më i keqi, që nuk do të rrisë pagat.

Ju falenderoj për gjithë punën që keni bërë dhe bëni. Ju uroj çdo të mirë në familjet tuaja dhe jam i bindur që sot do keni buzëqeshje në familje për këtë rritje dhe besoj shumë që forcat e Policisë, forcat e sistemit të Burgjeve, forcat e Zjarrfikëseve, siç kanë qenë gjithmonë një pikë referimi, do jetë një pikë referimi edhe më e fortë për shoqërinë, për ne, për të ardhmen, sigurinë dhe begatinë e vendit”- ka thënë Rama ndër të tjera.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026