Punimi i thuprës, tradita që po zhduket në komunitetin Rom. Të rinjtë s’e preferojnë

8 Prill 2023 | 19:08

8 prilli njihet si dita ndërkombëtare e komunitetit Rom, ku 52 vite më parë u mbajt kongresi i parë i këtij komuniteti në Londër.

Pjesëtarë të këtij komuniteti jetojnë në disa nga lagjet e qytetit të Beratit.

Kryesisht ata jetojnë në lagjet që shtrihen buzë lumit Osum siç është ish Pjeshkorja dhe lagja Morave.

Një ndër traditat e vjetra të këtij komuniteti është punimi i thuprës, traditë që është drejt zhdukjes pasi brezi i ri nuk është i interesuar për të mësuar këtë profesion që paraardhesit e tyre kanë trashëguar me breza.

Mungesa e tregut për shitjen e shportave, kanistrave apo dhe produkteve të tjera ka bërë që shumë nga të rinjtë e këtij komuniteti të mos e shohin punimin e thuprës si një profesion që të sigurojnë të ardhura të qëndrueshme për ta.

“Në kuadrër të javës Rome, organizuam një aktivitet në kuadër për 8 Prillin, Dita ndërkombetare e të drejtave të Komunitetit Rom. Në këtë aktivitet në fokus ishte kultura, tradita dhe historia e Komunitetit Rom. Traditat Komunitetit Romë jane disa, ështe punimi i thuprës, ose punimi i shportave dhe kanistrave, kemi familje që kanë traditë në bujqësi,në perpunimin e Hekurit gjithashtu dhe në tregëti”, deklaroi për Euroneës Ili Jakupi, drejtues i organizatës ‘Ushten’.

Ndërsa vetë artizanët e thuprës shprehen së ky zanat është drejt zhdukjes për shkak se brezi i ri po emigron në vendet e BE-së.

“Po bëhem 64 vjeç dhe po bëj 50 vite që punoj në këtë zanat që ma la Gjyshi dhe Stërgjyshi. Tregu ka rënë se ska klient, dhe nuk ja dinë punës artizanale. Në ate kohë çmimi ka qënë 200 – 300 lekë por ishin para e madhe. Vitet e fundit kemi punuar në pyjore pastaj dolëm në asistence”, tha Shaziman Kamberi, thupërpunues.

Gjithashtu Shazimani kujton me norstalgji vitet kur mblidheshin të gjithë bashkë me saze dhë ushqime për të festuar këtë ditë të shenuar për ta.

“Për 8 Prill festa jonë festa e Romeve, ne thernim shelege dhe ëmbëlsira dhe e bënim me orkester pavarsisht tani se kemi bërë mirë po ne e bënim me kurban, tani traditat nuk vazhdojnë me, janë shpërndar në Greqi, Gjermani dhe Francë”, shtoi ai.

Në Shqipëri, edhe pse nuk ka një shifër të saktë se sa është numri i tyre, mendohet se jetojnë afro 150 mijë romë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026