Numri i viktimave të Covid-19, ende asnjë përgjigje zyrtare për shifrat e pretenduara nga PD
Një ping–pong deklaratash mes QSUT-së dhe Institutit të mjekësisë ligjore lidhur me akuzat e Kryetarit të partisë demokratike. Asnjë nga institucionet nuk ka kthyer zyrtarisht përgjigje, duke ia kaluar përgjegjësinë njëri-tjetrit mbi vërtetësinë e dokumenteve të publikuara nga Basha se numri real i viktimave të covid-19 është më i lartë se numri i raportuar.
Pas pretendimit të partisë demokratike se shifrat e viktimave nga Covid-19 janë manipuluar, ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga QSUT apo Instituti i Mjekësisë ligjore. Të dyja institucionet ja kanë kaluar përgjegjësinë njëra-tjetrës për varësinë e Morgut.
Euronews Albania pyeti zyrtarisht edhe qendrën spitalore universitare por kjo e fundit nuk ka pranuar të japë asnjë detaj mbi vërtetësinë e deklaratave të Lulzim Bashës.
Lidhur me akuzat e kryetarit të opozitës për manipulim të numrit të viktimave nga Covid-19 burime nga SPAK bëjnë me dije se nuk është kompetencë e këtij institucioni. Euronews Albania kontaktoi zyrtarisht edhe me Prokurorinë e Tiranës që e ka në kompetencë, por ky institucion nuk bën me dije nëse do nisë verifikimet apo hetim kryesisht mbi akuzat.
Lexoni gjithashtu:
Akuzat e Bashës, Ministria e Shëndetësisë: Cenojnë rëndë dinjitetin e bluzave të bardha
Akuzat për fshehje të vdekjeve nga COVID, përgjigjen mjekët: Tronditëse, do thërrasim prokurorinë
Akuza e Bashës për shifrat e vdekjeve nga COVID, Rama: Cënoi integritetin e mjekëve
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni