U rrahën për një gërvishje makine, e ‘pësojnë’ 4 personat e sherrit te Zogu i Zi

Autorët e vrasjes së 20-vjeçarit
10 Prill 2023 | 10:35

Një sherr për motive banale ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në zonën e Zogut të Zi në kryqeytet. Shkak për nisjen e konfliktit është bërë një gërvishje makine.

Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasin me inicialet A.M., si dhe ka proceduar penalisht tre persona të tjerë.

Të katërt këta shtetas, u konfliktuan duke goditur njëri-tjetrin me grushte pas debatit verbal.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan pronurorisë për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

– A. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasit M. H., 23 vjeç, E. Sh., 60 vjeç, dhe E. Sh., 27 vjeç, pasi ditën e djeshme, në afërsi të Zogut të Zi, për motive të dobëta (gërvishje mjeti) janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte”, njofton policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026