Mbyllen aplikimet në bujqësi, 11 prilli afati i fundit për fermerët, ndahen 30 mln €
Fermerët në të gjithë vendin kanë pasur 3 javë kohë për të përfituar 30 milionë euro nga subvencionet e qeverisë. 11 prilli shënon ditën e fundit të aplikimeve, ndërsa këtë vit është parë një interes i lartë nga ana e tyre.
11 prilli është afati i fundit i aplikimeve për subvencione në Bujqësi. Qeveria garanton 30 milionë euro këtë vit për mbështetjen e fermerëve, blegtorëve dhe peshkatarëve.
Plano rezultoi me një interesim shumë të lartë nga ana e fermerëve që aplikuan përmes portalit e-albania. Shifrat e plota nuk janë bërë ende publike nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, por Euronews Albania mëson se vetëm në qarkun e Korçës kanë aplikuar 12 mijë fermerë, nga të cilët 90% kanë kërkuar naftë falas.
Në të gjithë vendin për skemën e naftës falas janë vënë në dispozicion 12 milion euro, ku për të tretën herë në radhë, fermerët do të do ta përfitojnë atë, duke reduktuar kështu kostot e shumta të aktiviteti të tyre prodhues.
Ministia e Bujqësisë hartoi 9 masa mbështetëse përfshirë dhe sektorin e bletërritësve, fermat e serave si dhe fermat organike. Subvencionet këtë vit do të shpërndahen edhe për të interesuarit në ndërtimin e tregjeve të reja bujqësore dhe blegtorale.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi