”Fshehja” e numrit të viktimave të pandemisë, Rama: Prokuroria të hetojë, por është marrëzi e opozitës

21 Nëntor 2020 | 17:52

Kryeministri Edi Rama e konsideroi “marrëzi politike” të opozitës pretendimin se qeveria ka fshehur shifrat reale të viktimave nga COVID-19.

Në një deklaratë për shtyp Rama mohoi kategorikisht pretendimet dhe tha se prokuroria është e hapur të hetojë.

“Prokuroria e di vetë punën. Nëse do e shohë të arsyeshme që të përfshihet në këtë marrëzi politike, askush nuk mund dhe nuk do ta pengojë, por ky përshkallëzim ekstrem, i luftës për pushtet në luftën për shëndetin e shqiptarëve duhet mbajtur shënim […] nuk duhet harruar nga asnjë shqiptar […] si një akt përçarjeje mes nesh, në luftën kundër këtij armiku të padukshëm, si akt që nxit urrejtjen ndaj mjekëve tanë,” – u shpreh Rama.

Deklarata e kryeministrit u bë pasi kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tregoi në një intervistë televizive se kishte fakte që dëshmonin se autoritetet shëndetësore kanë mbajtur pothuajse dyfish më të vogël numrin zyrtar të viktimave nga pandemia.

Një ditë pas deklaratës së Bashës, në media rrodhën foto nga morgu i QSUT-së ku shfaqeshin pamje rrëqethëse të mbingarkesës që po kalon ky institucion prej pandemisë.

Në deklaratën e tij Rama i quajti “inskenime” për “politikën mbi të vdekurit” fotot e rrjedhura dhe ia adresoi si burim opozitës, që sipas tij priret “të bëjë politikë me fake news”.

Përpara deklaratës së kryeministrit, PD pati apeluar të shtunën që prokuroria të nisë hetime për pretendimet e ngritura.

 

Lexoni gjithashtu:

Rama i përgjigjet akuzave të opozitës: Çnjerëzore të luash me të vdekurit

”Fshehja” e numrit real të viktimave, Basha: Ramës iu deshën dy ditë për t’u përgjigjur

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026