Familja Shehu në Gjirokastër biznes me gatime tradicionale
Prej një viti familja Shehu administron një biznes familjar në mjediset e Pazarit karakteristik të Gjirokastrës. Bashkëshortët Kujtim dhe Silvana së bashku me fëmijët përgatisin ëmbëlsira dhe prodhime karakteristike për t’ia servirur klientëve dhe kryesisht turistëve që vizitojnë qytetin.
“Ne hapëm një biznes të ri këtu, biznes familjar edhe u munduam që ti përshtateshim arkitekturës së qytetit të Gjirokastrës edhe deri diku ia kemi arritur qëllimit me punë, bashkë me bashkëshorten,” – tha pronari i biznesit, Kujtim Shehu.
“Për ne nuk është e vështirë sepse biznesi familjar kur je vetë brenda familjes është shumë e thjeshtë sepse kemi dhe shumë vite që po administrojmë një biznes pavarësisht se kemi ndryshuar profilin por për ne është shumë e thjeshtë kur e ke dëshirën nuk është e vështirë fare,” – tha pronarja e biznesit, Silvana Shehu.
Me investimin e kryer ata bënë të mundur rijetëzimin e godinës ndërsa po rikthejnë edhe traditën e përgatitjes së produkteve karakteristike dhe kryesisht ëmbëlsirave tradicionale.
“Ëmbëlsira që i bëjmë vetë disa gjëra tradicionale, hoshafi, hashurja që i bëjmë në shtëpi, që i kemi të trashëguara nga prindërit tanë që bënin atëherë,” – tregoi Kujtimi.
“Ata kërkojë hoshafin zakonisht, kërkojnë bakllavanë, kërkojnë ashuren, kërkojnë kekun, kërkojnë karkanaqen, që i kanë domethënë që vijnë të rekomanduar që në Gjirokastër do ti gjejnë këto produkte,” – tha Silvana.
Falë edhe rritjes së numrit të turistëve në qytet dhe interesimin e tyre për produktet karakteristike bashkëshortët Shehu e vlerësojnë investimin e kryer.
“E shohim që turizmi ka ngritje dhe turistë e huaj kanë interes të madh të shikojnë sesi kanë qenë këto godina më përpara dhe ne i përshtatemi asaj kohe që kanë qenë më përpara dhe deri tani kemi pasur sukses në këtë biznes familjar,” – tha Kujtimi.
Tashmë familja Shehu synon zgjerimin e biznesit familjar, duke përfshirë edhe kontributin që do të japë djali i tyre i kthyer nga emigracioni.
“E mendojmë shumë të zgjerojmë akoma dhe ta bëjmë domethënë në bazë të kërkesës së turizmit, siç e kërkon turisti,” – tregoi Silvana.
“Ne po punojmë familjarisht këtu, burrë dhe grua dhe djali kur vjen se djali është ne emigracion ai vjen dhe na ndihmon, edhe them që ta kthejmë dhe atë të vijë këtu se e shikojmë që Gjirokastra ka përparësi në turizëm,” – shtoi Kujtimi.
Zhvillimi i turizmit po sjell çeljen e bizneseve të reja në zonën historike të Gjirokastrës si ato të shërbimit, akomodimit dhe përgatitjes së produkteve karakteristike.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet