Aldo Bumçi: Rama e nisi fushatën duke hedhur në erë televizione, e ka kapur paniku
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se kryeministri Edi Rama sulmon televizionet sepse e ka kapur paniku.
Ndërkaq, nisjen e fushatës së tij, me moton se me paratë e fushatës do të mbjellë pemë, Bumçi e konsideron “tallje me Veliajn”.
“Rama nuk e fillon fushatën me mbjelljen e pemëve. Rama e ka nisur fushatën me hedhjen në erë të televizioneve, për të terrorizuar median, për ta poshtëruar, për të mos pasur ekrane dhe media kundër. Ky është një element, elementi tjetër është aktivisti. Rama e ka nisur fushatën me aktivistin sepse ka frikë edhe njerëzit që ka punësuar ai, përndryshe nuk e vendos aktivistin.
Rama e ka nisur fushatën me 50 mijë lekë të vjetra për pensionistët që është mesazh paniku që është i braktisur. Po mundohet që këtë shtresë që në masë të madhe ka votuar Partinë Socialiste, në sondazhe i del që është i braktisur dhe prandaj erdhi te ky akt për t’i dhënë 50 mijë lekë,” – u shpreh Bumçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut