Rama interviston gazetaren angleze, Taylor: Mendova se po bënte shaka, pse pranova
Gazetarja Alice Taylor, tregoi se si e priti ftesën për t’u intervistuar nga kryeministri Edi Rama.
Në një intervistë për “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo tha se kur I erdhi ftesa mendoi se ishte shaka duke qenë se ajo është shumë kritike ndaj kreut të qeverisë.
Më tej ajo tregoi se Rama i kërkoi shkrimet ku e kishte kritikuar, të cilat gazetarja ia kishte dërguar.
Taylor theksoi se nëse nuk do të kishte pranuar ftesën e Ramës për ta intervistuar, ky I fundit do të mendonte se gazetarja është e dobët dhe nuk mund të përballet me kritikat që kishte shkruar për numrin një të qeverisë.
“Dy ditë para Samitit të Ballkanit Perëndimor, unë i bëra Ramës surprizë dhe isha e surprizuar që ai pranoi sepse unë jam kritike ndaj saj. Pas krishlindjeve mora ftesën nga Rama që më pyeste: A mund të të intervistoj unë ty? Mendova se ia mori dikush telefonin dhe po bënte shaka. Mendova se përse duhet që kryeministri të më intervistonte mua. Ai më tha se dua të më dërgosh shkrimet më kritike që ke bërë për mua. Unë e kritikoj shumë Ramën, shkruaj të vërtetën me pasion. Ia dërgova artikujt Ramës. U surprizova kur ai kërkoi që të diskutonim kritikat që unë kisha shkruar për të. Nëse i thosha jo do mendonte që unë do tregohesha e dobët dhe nuk do përballesha me kritikat që kisha shkruar.”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta