Falsifikime dhe tjetërsim pronash, SPAK kalon për gjykim dosjen e zyrtarëve në Lezhë
Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të Fran Frrokajt dhe 10 zyrtarëve të tjerë të akuzuar për tjetërsim pronash në Lezhë.
Ata akuzohen për shpërdorim detyre falisfikim dokumentesh dhe pastrim produktesh te veprës penale. Sipas informacioneve, gjykata ka pranuar kërkesat për gjykim të shkurtuar.
Kujtojmë se më herët ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj është dënuar me katër vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj u arrestua në muajin mars të vitit 2018 me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa më pas gjykata vendosi që ai të hetohet në gjendje të lirë.
Fran Frrokaj dhe zyrtarët e arrestuar akuzohen se kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin duke abuzuar me detyrën, ata dyshohet se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje